Mustafa: Demarkacioni procedohet nëse opozita nuk do dialog

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Ligji për Trepcën është i nivelit evropian, ndaj pret që ai të miratohet javën e ardhshme.

Ai ka deklaruar se ligji është ndërtuar mbi përvojat e vendeve tjera, kështu që nuk ka arsye që të mos miratohet.

Modeli i shoqërisë aksionare, ku 80 për qind të aksioneve i merr qeveria dhe 20 për qind punëtorët, Mustafa ka thënë se është i ri në Kosovë, dhe është formë me të cilën synohet të rimëkëmbet Trepça, njofton Klan Kosova.

Mustafa ka folur edhe për procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke theksuar se po presin edhe disa ditë për gatishmëri të opozitës për dialog.

Kryeministri ka deklaruar se nëse nuk ka kurrfarë përparimi, atëherë ai do të procedohet në kuvend, pasi në të kundërtën rrezikohen procese të rëndësishme si liberalizimi i vizave.

Këto deklarata ai i ka dhënë në përurimin e një fabrike për përpunimin e specave në Podujevë, nga i cili biznes janë punësuar 500 persona.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...