Mustafa ankohet se Qeveria e Serbisë nuk po e ndihmon Preshevën

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se nuk po e ndihmon komunën e Preshevës në rehabilitimin e infrastrukturës rrugore, e cili është dëmtuar nga autobusët e shumtë që transportojnë refugjatët.

Që nga qershori i vitit të kaluar nuk ka ekzistuar një disponim pozitiv për të ndihmuar Komunën e Preshevës dhe Qeveria ka refuzuar të merret me rehabilitimin e rrugëve ka thënë Mustafa për FoNet, raporton Klan Kosova.

“Presheva për momentin është stacioni më i madh i autobusëve në botë. Nuk ekziston askund në botë një stacion i autobusëve me 500 autobus të parkuar, të cilët në baza ditore prishin rrugët tona, trotuaret dhe kanalizimet përgjatë rrugëve”, thotë Mustafa.

Sipas tij, fondet që janë paguar në emër të taksave për autobusë janë vetëm një pjesë e vogël prej shumës që është e duhur dhe e nevojshme për riparimin e rrugë.

SHIKO MË SHUMË

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...