Musliu-Shoshi në Parlamentin Evropian flet për drejtimin e presidencës së BE-së nga Franca dhe mundësitë për Kosovën

PUBLIKUAR

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në profilin e saj zyrtar ka njoftuar për takimet që Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, po i zhvillon sot në Parlamentin e Evropës.

Musliu-Shoshi ka thënë se në diskutimin e saj ka folur rreth drejtimit të presidencës së BE-së nga Franca dhe për mundësitë për Kosovën gjatë kësaj presidence.

“Tema për të cilën iu drejtova kolegeve nga Parlamenti Evropian ishte “Presidenca franceze e BE-së, politika e zgjerimit dhe mundësitë për KosovënTani kur kemi një peizazh të ndryshëm politik të sigurisë në kontinentin tonë pas veprimeve të agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, tregon nevojën për unitet dhe veprim kolektiv brenda Bashkimit Evropian. Njohja  e  pavarësisë së Republikës së Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së është çështje e sigurisë kolektive”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

“Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet që të ketë liberalizimin e vizave të cilin qytetarët tanë meritojnë. Anëtarësimi i Kosovës në Kështillin e Evropës

Franca e cila kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, në një kohë të vështirë për Evropën dhe për botën, është e rendësishme që të bëhet integrimi i atyre shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë dëshmuar pro vlerave demokratike brenda familjes së Bashkimit Evropian”, ka përfunduar ajo,

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...