Musliu: Serbia mund të bëjë diversion politik në Kosovë, por nuk ka gjasa për luftë të hapur

PUBLIKUAR

Rusia ka nisur një sulm të paprovokuar ushtarak ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti. Sipas ekspertëve Rusia mund të shkaktojë destabilizim edhe në Ballkan. 

Vendet perëndimore kanë reaguar ashpër duke vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë, derisa në shumë vende është ngritur alarmi për sigurinë e tyre kombëtare pas agresionit ndaj Ukrainës.

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ekspertët thonë se edhe Ballkani është ndër destinacionet e mundshme ku Putini mund të nxisë trazira në të ardhmen.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, thotë se aktualisht nuk ka asnjë shenjë as nga inteligjenca e as nga miqtë tanë ndërkombëtarë se në Kosovë mund të ketë luftë të hapur, përcjell Telegrafi.

“E para, mund të themi se Serbia nuk ka gjasa të përballojë një luftë të hapur me askënd edhe për shkak të situatës ekonomike. E dyta, në Kosovë janë të dislokuara forcat e KFOR-it dhe ajo është një garanci për ne. E treta, bota është e përqendruar në Ukrainë dhe nuk mendoj se Serbia ka guxim që të mendoj në aspektin e luftës”, deklaroi Musliu.

“Pra, mundësia për diversion politik në Kosovë ekziston, por nuk ka gjasa për luftë të hapur. Por kjo nuk duhet të na bëjë komod neve që të mos veprojmë në aspektin zhvillimorë”, deklaroi Musliu./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...