Musliu: Prezenca ruse në veri po shtohet çdo ditë

PUBLIKUAR

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka komentuar simbolin rus të agresionit në Ukrainë, shkronjën “Z” tash mbi hartën e Kosovës, duke thënë se në veri të vendit tonë ka prezencë ruse.

“Simbolet e agresionit rus ne Ukrainë, me simbole shtesë edhe për Kosovën. Në veri, ka prezencë ruse këto ditë. Ajo po shtohet përditë”, ka shkruar Musliu në rrjetin social Facebook.

Më tej ai ka thënë se “Edhe të armatosur, struktura paramilitare. Të kontrolluara nga kreu i  Serbisë, krimineli Vuçiq. Aleati më i madh i Putinit dhe sehirebërësi qe e ka vënë një pjesë të Evropës në gjumë!”, transmeton Telegrafi

Reagimi i Musliut vjen pasi hulumtuesja amerikane Ivana Stradner ka shpërndarë në Twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, të destinuara veçantë për Kosovën.

“Me sa duket, shenja ‘Z’ nuk është e lidhur më vetëm me agresionin rus në Ukrainë. ‘Telegram’ rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, ka shkruar Strander. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...