Musliu: Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik, synim e ka kapjen e shtetit

PUBLIKUAR

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë atë që ka mundur për ta tejkaluar krizën e re që e ka kapluar Kosovën.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Musliu tha se është shumë normale që PDK-ja ka kërkuar emrin e presidentit të dalë nga ky subjekt politik.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur ofertën shumë të qartë, ka ofruar zgjidhje të problemit ose ngërçit politik”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket emrave për president nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët nuk u bënë publik, deputetja thotë se kjo ndodhi vetëm për shkak që të mos bëhen tabelë qitjeje.

Po ashtu, Musliu akuzoi Kurtin se nuk i shkon për shtati që ta zgjidhë ngërçin politik, pasi sipas saj, ai kërkon pushtet autoritar.

“E vetmja arsye është kapja e shtetit, ose menaxhimi i pushtetit total që e ka në Kosovë”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

61 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

61 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Prej tyre,...

Sot temperaturat deri 27°C

Moti sot parashihet të jetë i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, pritet...

I dërgonte ish-bashkëshortes video duke gjuajtur me armë, ndalohet për 48 orë

Policia ka iniciuar rast në Obiliq lidhur me dyshimet se një burrë kishte kanosur...