Musliu: Isha aty kur i fotografuan fëmijët, administrata e Kuvendi ua dha fotot

PUBLIKUAR

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se ka qenë prezente në hollin e Kuvendit gjatë kohës kur disa fëmijë u fotografuan duke mbajtur në duar fotografi të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.

Sipas Musliut, ato fotografi fëmijëve u janë dhënë nga administrata e Kuvendit.

 

“Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty.  Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë  siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Më tutje Musliu tha se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, teksa përmendi se edhe nipi i saj është fotografuar me fotografinë e Osmanit.

 

 

Postimi i plotë:

Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty.  Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë  siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto.

Niipi  im  me foto të Vjoses 😛

Isha prezent  gjatë ceremonisë  se fotografimit.

Femijet jane të pafajshem mesueset poashtu.

Historinë s’mund ta ndryshoj adkush!

Gëzuar ditëlindjen e 14-të Kosovë!

 

 

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...