Mushkolaj: Qeveria që varet nga Lista Serbe, nuk është e duhura

PUBLIKUAR

Analisti Imer Mushkolaj, duke folur për formimin e Qeverisë së re nga ana e koalicionit fitues të këtyre zgjedhjeve, ka theksuar për Telegrafin se është shumë e rëndësishme se çfarë ekzekutivi do të formojë koalicioni fitues i zgjedhjeve, PAN.

Ai ka thënë se i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj edhe mund t’i sigurojë numrat, sa për një shumicë të thjeshtë.

“Por, shumë më e rëndësishme është të dihet, se a mund ta krijojë PAN-i Qeverinë dhe çfarë qeverie do ta krijojë. Një shumicë e thjeshtë, e varur nga Lista Serbe, rrjedhimisht Beogradi, nuk është zgjidhje e duhur”, i tha Mushkolaj Telegrafit.

Ai më tutje ka theksuar se “vendit i duhet një qeveri stabile, që të mund të marrë vendime të rëndësishme dhe të rënda”.

“Andaj, nëse PAN dështon, duhet ofruar rastin shumicës së krijuar. Aventurat, veç për përmbushje të egove personale, janë të rrezikshme”, ka thënë Mushkolaj./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...