Murtezaj: Mesazhi është i qartë, pa demarkacionin nuk ka viza

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka thënë se vonesa për liberalizmin e vizave për Kosovës është i dhimbshëm.

Ai ka thënë se kushti i vendosur nga Bashkimi Evropian – ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk ka qenë i drejtë, njofton Klan Kosova.

“Jemi të vetmi në Evropë që na është bërë regjimi i vizave. Këtu kushti që na vendoset edhe nga BE nuk ka qenë fer”, ka thënë Murtezaj në “Ora e Fundit”.

“Dëshirojmë të integrohemi mi në familjen evropiane dhe duhet të zbatojmë kriteret”, ka shtuar ai.

“Mesazhet janë të qarta, pa kaluar demarkacioni nuk ka viza. Në fillim s’e kemi marrë seriozisht, por kohëve të fundit me gjakftohtësi na thonë: “kryejeni punën vazhdojmë për vizat”, ka përfunduar ai.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...