Murtezaj: Marrëveshja finale pa njohje brenda s’është e mirë për Kosovën

PUBLIKUAR

Anëtari i LDK’së dhe profesori Valon Murtezaj i ftuar në FRONTAL të T7 ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për rritjen e angazhimit të Washingtonit, Berlinit e Parisit për një marrëveshje finale.

Teksa ka folur për propozime të ndryshme që po qarkullojnë, e ku përmendet një marrëveshje finale që s’ka njohjen reciproke brenda, Murtezaj ka thënë se një marrëveshje e tillë s’është e mirë për Kosovën.

“Mund të ketë synime, mirëpo për Kosovën nuk është zgjidhje e mirë. Sepse ne deri tani kemi pasur shumë marrëveshje”, ka thënë Murtezaj në Frontal të T7, raporton Express.

Ai ka folur edhe për dokumentin që ka qarkulluar nëpër media, duke thënë se brenda ka disa gjëra paradoksale dhe se gjërat s’funksionojnë siç pretendohet në dokument.

“Dokumenti që ka qarkulluar ka disa gjëra paradkosale. Sepse gjërat nuk funksionojnë në atë mënyrë”, ka thënë Murtezaj./Express/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...