Murtezaj: Gjuriq ta kuptoj se në Kosovë qeverisin institucionet e Republikës së Kosovës

PUBLIKUAR

Autoritetet e Kosovës kanë kthyer mbrapsht për në Serbi, shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili po vizitonte komunën e Graçanicës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, si edhe hera tjera, Gjuriq, ndonëse kishte leje për këtë vizitë, ka treguar sjellje të pa disiplinuar që nuk i takojnë një politikani serioz.

Gjuriq, sipas Murtezajt e ka shkelur marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë, e cila kërkon nga ta që të mos përçojnë mesazhe nxitëse politike, andaj konform procedurave është detyruar ta lëshoj Kosovën.

“Një gjë duhet të dihet se në Kosovë veprojnë apo qeverisin institucionet e Republikës se Kosovës. Këtë se pari duhet ta kuptoj vet Gjuriqi”, ka deklaruar Murtezaj.

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për kthimin e Gjuriqit në Serbi nuk ishte i pari, pasi që veprime të tilla janë marrë edhe në të kaluarën ndaj zyrtarëve serb që nuk kishin përfillur marrëveshjen.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...