Murtezaj: AKT ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj

PUBLIKUAR

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022.

Ai u shpreh se për gjashtë muaj ATK-ja ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj.

“Të hyra prej 355.5 milionë euro tatime, në krahasim me planin kemi rritje prej 26.5 milionë euro, apo 8.1 përqind”, u shpreh ai.

Murtezaj tregoi se cilët ishin faktorët që ndikuan në rritjen e të hyrave, përcjell Klankosova.tv.

“Në rritje ka ndikuar fuqizmi i kontrollit të brendshëm, pra rritja e kontrollit dhe llogaridhënies, rritja e transparencës, kur kemi transparencë në shpenzimin e parasë publike, rritet besimi i bizneseve, ka transparecë edhe brenda institucionit, gjithashtu ka ndikuar edhe rritja e efikasitetit të borxheve tatimore dhe dixhitalizimi i shërbimeve”, tha ai.

Ai gjithashtu ka bërë edhe prezantimin e reformave të rimbursimit të tatimeve, ku tha se është kthyer besueshmia në këtë proces.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...