“Muriqin e duan në Gjermani, Itali, Angli… është si Ibrahimovic e Lewandowski”

PUBLIKUAR

Deniz Uysal, agjenti i Vedat Muriq, ka zemëruar paksa tifozët e Fenerbahces.

Pas supergolit që shënoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në fitoren 5-1 të Fenerbahçes kundër Konyaspor, kanë dalë zëra se verën e ardhshme ka shumë gjasa që 25-vjeçari të largohet nga Turqia, transmeton Gazeta Express.

Sipas Deniz Uysal, Vedat Muriqi është miks i lojtarëve Zlatan Ibrahimovic dhe Robert Lewandowski dhe se në rast të ndonjë oferte serioze, presidenti i Fenerbahces do t’i niste negociatat për ta shitur.

Vedat Muriqi duke festuar si i çmendur golin me Fenerbahcen

Ai ndër të tjera konfirmoi se ka oferta për Vedat Muriqin nga Anglia, Gjermania, Katari, Arabia Saudite dhe Italia.

“Mund të ju them se disa menaxherë dhe drejtorë sportiv nga Anglia, Gjermania, Katari, Arabia Saudite dhe Italia janë duke na ndjekur”, u shpreh Uysal.

Muriqi, gjatë festimit të golit me Fenerbahçen të realizuar në Superligën e Turqisë

Ai ndër të tjera tha se Fenerbahce ende nuk i ka vënë ndonjë çmim dhe se “nëse ndonjë ofertë serioze vjen, atëherë do t’i tregojmë klubit dhe palët do të negociojnë”.

“Vedat Muriqi është lojtar për Premierligë dhe Serie A. Ai i përshtatet shumë mirë këtyre ligave për shkak të fuqisë dhe fizikut”.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, duke festuar pasi shënoi të shtunën në fitoren 5-1 të Fenerbahçes kundër Konyaspor

“Po flasim për një lojtar që është shumë i fortë, një lexues i mirë i lojës dhe shumë i qetë para portës për të shënuar”.

“Mund të them se ai është miks i Zlatan Ibrahimovic dhe Robert Lewandowski. Por këmba e majtë e Muriqit është shumë më e mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...