Muriqi tregon se si ia la penalltinë vendimtare bashkëlojtari i tij

PUBLIKUAR

edat Muriqi debutoi me gol në La Liga në fitoren me përmbysje të Mallorcas ndaj Cadizit më 5 janar.

Pak ditë më herët, ai e kishte bërë debutimin në Copa Del Rey, ku edhe pse ishte eliminuar, ishte vlerësuar me notën më të lartë.

Në ndeshjen ndaj Cadizit, u akorduan dy penallti për Mallorcan. Të parën e ekzekutoi Salva Sevilla, kurse të dytën ai ia la Muriqit, i cili ishte shumë afër golit minuta më herët.

Sulmuesi kosovar e ka treguar se si ndodhi që Sevilla ia la penalltinë vendimtare atij.

“Sulmuesit duhet të shënojnë gola. Në penalltinë e dytë nuk thashë asgjë dhe Salva erdhi dhe më dha topin. Ai e kuptoi se duhej të shënoja. Salva është njeri i mirë dhe unë i jam shumë mirënjohës që më dha besimin”, deklaroi Muriqi.

Ndeshja e radhës e Mallorcas është të hënën në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...