Muriqi, “tanku kosovar” i sulmit

PUBLIKUAR

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan për sulmuesin e rrezikshëm kosovar, i cili po kërkohet nga klubet e njohura evropiane

Vedat Muriqi është bërë sulmues i respektuar në botën e futbollit, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar e arriti kulmin e karrierës këtë sezon në Superligën turke.

25 vjeçari ka qenë “vrasës” para portave kundërshtare me fanellën e Rizesporit.

Ai ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 33 ndeshje këtë edicion, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin turk.

Për këtë, interesim për futbollistin prizrenas kanë shprehur klube të njohura evropiane.

Atë e do Fenerbahçe në Turqi, Toulouse në France dhe Real Betis në Spanjë.

Madje, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, Muriqin e konsideron si “tankun kosovar” për sulm, duke iu referuar interesimit të Betisit për të.

Vlera e Muriqit sillet nga 5 deri në 7 milionë euro, ndërsa mediat turke e shohin më të afërt transferimin e tij në Fenerbahçe.

Me Përfaqësuesen e Kosovës, Muriqi i ka zhvilluar 16 ndeshje dhe ka realizuar 4 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...