Muriqi premton paraqitje solide dhe gola

PUBLIKUAR

Sulmuesi kosovar zotohet se do të mundohet ta ndihmojë Fenerbahçen në arritjen e objektivave këtë sezon. Prizrenasi premton paraqitje të mira dhe gola, në pjesën e mbetur të sezonit

Vedat Muriqi mezi po e pret vazhdimin e sezonit në Superligën turke, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu këtë sezon deri tash me Fenerbahçen, edhe pse në xhirot e fundit pati rënie të formës dhe mungesë të shënimit të golave.

Tash, 26 vjeçari premton se do ta japë maksimumin, në mënyrë që ta ndihmojë ekipin nga Stambolli që t’i arrijë objektivat e tij, me paraqitje solide dhe me gola të shënuar.

“Në pjesën e mbetur të sezonit do ta shihni një Muriqi më të mirë. Me golat e mi synojmë ta fitojmë Kupën dhe ta përmbyllim kampionatin sa më mirë”, ka thënë përfaqësuesi kosovar për portalin turk “sporx.com”.

Në 28 ndeshje të zhvilluara deri tash këtë sezon, Muriqi i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 4 asistime.

Ai pëlqehet nga klube të shumta angleze si Tottenham, Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.

Kurse, në Itali atë e pëlqejnë Lazio dhe Napoli.

Fenerbahçe e vlerëson ish-futbollistin e Rizesporit 20 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...