Vedat Muriqi ka konfirmuar edhe sot formën fantastike.
Sulmuesi prizrenas sapo ka shënuar edhe dy gola të tjerë për skuadrën e tij Giresunspor.
Kjo e fundit është duke fituar 2:0 kundër Elazigspor në kuadër të ligës së dytë turke, transmeton Telegrafi.
Pas këtij dygolëshi, Muriqi arrin në kuotën e 11 golave, përkatësisht ka dy më pak se Pote i Adana Demirspor.
Kujtojmë se sulmuesi tashmë ka arritur një para-marrëveshje me skuadrën e Konyasport, aty ku paraqitet edhe mesfushori shqiptar, Alban Meha. /Telegrafi/


