Muriqi i afrohet Benzemas, e sfidon edhe Lewandowskin për “Pichichi”

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në futbollin spanjoll.

Sulmuesi kosovar realizoi edhe në fundjavë në ndeshje me Espanyolin për të shkuar në kuotën e 10 golave sezonalë deri tash, sa i ka edhe Borja Iglesias i Betisit.

28 vjeçari me këtë rast po i sfidon yjet e futbollit botëror si Robert Lewandowski dhe Karim Benzema, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi i Barcelonës  ka realizuar 15 gola deri tash, kurse Topi i Artë i Real Madridit e ka veç një gol më shumë se “Pirati”, 11, njëjtë sa i ka edhe Joselu i Espanyolit.

Krahas dy golave, përfaqësuesi kosovar i ka bërë edhe dy asistime, pas 23 xhirosh të zhvilluara në La Liga.

Pra, deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe 15 xhiro dhe Muriqi do të mundohet të shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmojë Mallorcan të mbetet në ligën elitare spanjolle.

Muriqi kishte shkëlqyer edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Mallorcan, ku ishte huazuar nga Lazio, me ç’rast e kishte ndihmuar ekipin ishullor të mos bie nga liga. /Gazeta Express/

Renditja e golashënuesve më të mirë në La Liga:

– 15 gola: Lewandowski (Barcelona).

– 11 gola: Joselu (Espanyol); Benzema (Real Madrid).

– 10 gola: Muriqi (Mallorca); Borja Iglesias (Betis);

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...