Muriqi e kreu dënimin, do të rikthehet në fundjavë

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi e vuajti dënimin prej dy ndeshjesh moslojë, të cilin ia dha Komisioni pasi e kishte marrë një karton të kuq në ndeshje me Elchen, kur e kishte goditur një lojtar kundërshtar.

Sulmuesi kosovar mungoi mbrëmë në humbjen e Mallorcas nga Real Sociedadi me rezultat 0:1, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, ekipi ishullor ishte mposhtur edhe nga Sevilla, 0:1 në shtëpi fundjavën e kaluar, në mungesë të përfaqësuesit kosovar.

E tash, prizrenasi e kreu dënimin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Javier Aguierre për ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias në “Mestalla”.

E tash, 28 vjeçari synon të rikthehet për ta ndihmuar ekipin që t’i shmanget rënies nga La Liga, njëjtë si në sezonin e kaluar.

Muriqi i ka realizuar 4 gola deri tash për Mallorcan dhe është lojtari më në formë i ekipit.

Pa prezencën e tij, sulmi i ekipit ishullor spanjoll duket i mangët dhe i vakët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...