Muriqi çuditë anglezët

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi i ka befasuar anglezët me një deklaratë para përballjes së Anglisë me Kosovën, e cila zhvillohet sonte prej orës 20:45.

Derisa gjithë futbollistët tjerë zakonisht thonë para ndeshjeve se do ta japin 100 për qindëshin për fanellat që i bartin, Muriqi ka shkuar edhe më larg, raporton Gazeta Express.

Duke folur për “The Guardian”, Muriqi ka theksuar se të gjithë futbollistët e Kosovës në çdo ndeshje e japin jo 100 për qindëshin, por 1 mijë për qindëshin për fanellën verdh e kaltër.

“Ne mundohemi të japim 1 mijë për qind për këtë fanellë dhe për vendin tonë”, ka deklaruar Muriqi, i cili pritet të vëzhgohet nga afër nga gjiganti anglez, Tottenham Hotspur. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...