Muri ‘rrënoi’ zotimet

PUBLIKUAR

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës është “rrënuar” të martën, pasi që serbët lokalë nuk e shembën murin në veri të Mitrovicës e as Qeveria nuk mori masa ndaj këtij ndërtimi ilegal.

Ekzekutivi i vendit përgjegjësinë për largimin e murit ia hedh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan “Zëri”.

E këta të fundit edhe pse rikonstatojnë se muri në veri është ilegal, nuk kanë arritur ta rrënojnë të njëjtin.

“Ne mbesim në gatishmëri dhe dispozicion për t’i përmbushur obligimet ligjore dhe kushtetuese ndaj vendit, por njëkohësisht lëmë të hapur që ky problem të gjejë zgjidhje përmes dialogut, për çka jemi në pritje”, thuhet në komunikatën e MMPH-së.

Ndërsa ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se institucionet më të larta shtetërore po punojnë intesivisht në largimin e murit.

“Sa i takon heqjes së murit, institucionet me të larta shtetërore po punojnë intensivisht për heqjen e tij dhe sigurimin e lëvizjes së lirë, sipas standardeve më të larta evropiane dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Tahiri. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...