Muri në Mitrovicë rrënohet në janar

PUBLIKUAR

PDK-ja dhe AAK-ja janë pajtuar që muri në Mitrovicë të rrënohet gjatë janarit 2017. Për ta arritur këtë kompromis, subjekti opozitar ka hequr dorë nga kërkesa për shkarkimin e ministres Tahiri, si dhe nga ndërprerja e dialogut në Bruksel, bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”

Muri i vendosur para rreth një muaji në Mitrovicën e Veriut, pritet të rrënohet në janar të vitit 2017.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, sipas të cilave, partia më e madhe në pushtet (PDK) dhe partia opozitare AAK janë pajtuar që të kalojë në Kuvend rezoluta e kësaj të fundit për rrënimin e murit, me kusht që të hiqet kërkesa për shkarkimin e ministres Edita Tahiri dhe të ndërpritet dialogu me Serbinë.

Edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është shprehur e bindur se muri në Mitrovicë do të largohet.

“Draftrezoluta është përgatitur dhe pritet të miratohet. Ky mur është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Ajo megjithatë nuk ka treguar se kur do të largohet muri, por ka thënë se largimi i këtij të fundit do të bëhet në momentin kur Qeveria të marrë një vendim të prerë…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info) 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...