Murati: Vetëm në shkurt janë regjistruar 5 mijë e 54 të punësuar të rinj

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5 mijë e 54 të punësuar të rinj.

Sipas Muratit, kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën.

“Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, tha Murati, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon.

Fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon.

SHIKO MË SHUMË

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...

​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar...