Murati pas vendimit të Kushtetueses për faljen e tatimit në pronë: Na akuzuan pa bazë

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin për faljen e tatimit në pronë të paluajtshme.

Murati tha se kjo bllokadë është bërë nga opozita, ndërsa theksoi se kritikat dhe akuzat ndaj qeverisë kanë qenë të pabaza.

Ai bëri edhe pak fushatë me këtë rast, duke u shprehur se “qytetarët do ta mbajnë mend këtë”.

“Të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza, dhe kjo gjë edhe u dëshmua tani. Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se opozita synim të vetëm e ka bllokimin e shtetit, qoftë edhe në kurriz të qytetarëve. Qytetarët do ta mbajnë mend këtë”, deklaroi Murati.

Gjykata Kushtetuese publikoi sot aktgjykimin në lidhje me ligjin për faljen e tatimit në pronë të paluajtshme.

Aty u tha se vendimi për faljen u mbetet komunave. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...