Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka nisur vitin 2022 duke u treguar më indiferente ndaj angazhimeve në muzikë dhe prezencës në rrjetet sociale.
Paraqitjet e saj gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë qenë të pakta, ndryshe nga sa janë mësuar fansat ta shohin më parë.
Megjithatë, së fundmi 32-vjeçarja publikoi për fansat e saj në rrjetin social TikTok një video-selfie, duke ua bërë të ditur aty se ajo është ende “gjallë” dhe se i do shumë ata.
It’s been a while…
E veshur me një këmishë rozë dhe me një pamje të kuruar prej biondeje, Bebe Rexha tha: “Çkemi, ka kaluar një kohë dhe thjeshtë doja t’ju thoja: Përshëndetje dhe jam ende gjallë dhe jam këtu. Ju dua”.
Artistja me origjinë shqiptare përndryshe ishte mjaft aktive gjatë vitit 2021 me publikimin e albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes” – i cili u prit mirë nga fansat.


