Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë shkaktari i dhimbjeve tuaja të kokës

PUBLIKUAR

Vitamina B12 përfshihet në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, duke e mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm dhe duke liruar energji nga ushqimi

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë anemi – sëmundje e cila karakterizohet kur keni nivele më të ulëta të qelizave të kuqe të gjakut sesa normalja, ose keni një sasi anormale të ulët të hemoglobinës në secilën qelizë të kuqe të gjakut.

Mungesa e vitaminës B12 gjithashtu shkakton që trupi të prodhojë qeliza të mëdha të gjakut të cilat nuk mund të funksionojnë siç duhet.  Kjo mungesë zakonisht sjell shumë simptoma, dhe zakonisht zhvillohet dhe mund të keqësohen nëse nuk trajtohet.

Një prej simptomave të zakonshme të mungesës së vitaminës B12 janë dhimbjet e kokës.

Dhimbjet e kokës din të shfaqen nga shkaktarë të ndryshëm dhe shpeshherë nuk janë shenjë e diçkaje serioze.

Por, nëse keni shumë shpesh dhimbje koke, atëherë duhet të kontrolloheni sepse mund të jenë simptomë e ndonjë problemi shëndetësor, transmeton Telegrafi.

Simptomat tjera të vitaminës B12 përfshijnë një gjuhë të kuqe dhe të tharë, ulcera në gojë, dhe ndryshime në mënyrën si ecni dhe lëvizni.

Shikimi i dobët dhe depresioni janë gjithashtu shenja të mungesës së kësaj vitamine.

Ndër tjerash, simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen ekstreme, mungesën e energjisë, problemet me frymëmarrje, lëkurën e zverdhur, humbjen e apetit dhe humbjen e peshës.

Burime të mira të vitaminës B12 janë mishi, salmoni, qumështi, vezët, produktet e sojës, etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...