Mungesa e ujit në Lipjan, komunikatë nga KRU “Prishtina”

PUBLIKUAR

Mungesa e furnizimit me energji elektrike në stacionin kryesorë të pompave, po shkakton çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në Lipjan, kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Njoftimi nga KRU “Prishtina” sh.a:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. ofron shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në komunën e Lipjanit, qytetin dhe disa zona përreth.

12 rezervuarë dhe 9 stacione të pompave janë pjesë përbërëse e Njësisë Operative të Ujësjellësit në Lipjan. Kjo Njësi Operative në kuadër të KRU,,Prishtina,, sh.a. u ofron shërbime 9791 konsumatorëve, qytetit të Lipjanit dhe gjithsej 26 fshatrave. Ju njoftojmë që konsumatorët e kësaj komune që nga dita e djeshme rreth orës 13:00 e duke vazhduar edhe sot, po përballen herë pas here me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.


Arsyeja e mosfurnizimit mjaftueshëm me ujë të pijshëm në këtë komunë gjatë ditës së sotme është ndërprerja e energjisë elektrike në stacione të pompimit. Eshtë ndonjë defekt apo ndonjë ndërprerje e energjisë për shkak të ndonjë punimi teknik nga ana e KEDS-it, ne ende nuk jemi të njoftuar. Deri më tash, jemi duke e mbajtë stacionin e pompave me një gjeneratorë i cili nuk e ka kapacitetin që të jap energji elektrike mjaftueshëm për një funksionim të mirëfilltë në pompa.


Shpresojmë dhe lusim ekipet e KEDS-it që të shohin mundësitë teknike për rikthimin e energjisë elektrike, që konsumatorët të mos mbesin pa ujë të pijshëm.

No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...