Mungesa e portierëve në Kosovë, ish portieri gjerman hapë akademi

PUBLIKUAR

Ekspertët e futbollit në vendin tonë gjithnjë potencojnë se në Kosovë ka mungesë të portierëve cilësorë dhe talenteve për të mbrojtur.

Dhe, gjithnjë ka munguar një strategji për zbulimin e talenteve portierë, çfarë Kosova nuk është që ka mjaftueshëm as në shtetet evropiane, e të cilët do t’i jepnin shpresë edhe Kombëtares së Kosovës, e cila bazohet në Aro Muriqin dhe Visar Bekajn pasi Samir Ujkani së shpejti mund të pensionohet.

Duke e parë situatën një ish portier gjerman ka vendosur ta hap një akademi për portierë në Kosovë. Bëhet fjalë për Nico Pellatz, i cili ka qenë pjesë e disa klubeve gjermane. Pellatz në këtë projekt e ka zgjedhur për bashkëpunim portierin e njohur në Superligën e Kosovës, Burim Sadiku.

Akademia është emëruar “HashtagOne”, njësoj si brendi i veshjeve sportive që është në pronësi të Nico Pellatz. Kampi i parë do të organizohet më 27 tetor në fushën e Besëlidhjes në Prishtinë, ku përpos trajnerit të portierëve Burim Sadiku i pranishëm do të jetë edhe Pellatz. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...