Lëndimi i Sergio Busquets është më i lehtë sesa është menduar në fillim
Luis Enrique ka marrë një lajm të mirë. Sergio Busquets, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Eibarit, do të mungojë më pak sesa është pritur në fillim.
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Busquets pritet të mungojë vetëm 15 ditë, përcjell Express.
“Lëndim i Busquets nuk është aq serioze sa ne kemi menduar:”, ka deklaruar Luis Enrique pas fitores ndaj Eibarit.
Kështu, Busquets pritet të mungojë në ndeshje ndaj Real Sociedadit në Copa del Rey dhe ndaj Betisit në La Liga. /Express/



