Iniesta edhe në sezonin e ri pritet të luajë në Barcelonë
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Andres Iniesta pritet të jetë pjesë e Barcelonës të paktën edhe për një sezon.
Kontrata aktuale e Iniestas me Barcelonën skadon në verën e vitit 2018, derisa deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit.
Iniesta më herët ka konfirmuar se në fund të sezonit do të bisedoj me drejtuesit e klubit për kontratën e re.
Por, nuk përjashtohet mundësi që kapiteni i Barcelonës në vitin 2018 të largohet nga Camp Nou. /Express/



