Lojtarë për lojtarë, asi i Bayern Munich beson që skuadra e Joachim Loë është shumë më e fortë se skuadra që fitoi Botërorin në Brazil
Thomas Muller beson që Gjermania ka skuadër më të fortë këtë Botëror sesa ajo që fitoi në Brazil katër vite më parë kur mposhti Argjentinën në finale.
Skuadra e Joachim Low e ngriti trofeun në Brazil pasi kishte fituar 1-0 kundër Argjentinës me golin në minutat shtesë nga Mario Gotze.
Pas 10 fitoreve nga 10 sa ishin në kualifikuese, Gjermania ende konsiderohet si favorit për mbrojtje të titullit dhe Mulle reson se skuadra e Loë ka kualitet që ta mbrojë atë në Rusi.
“Individualisht, pa dyshim jemi më të mirë”, tha ai për gazetarë. “Por futbolli është zhvilluar ë mënyrë të konsiderueshme. Vendet e tjera kanë përparuar shumë dhe kanë lojtarë të re që do të thotë janë më mirë teknikisht. Nëse krahasojmë gjeneratat e ndryshme jo gjithmonë ato janë të njëjta. Ne duhet thjesht të zhvillohemi në këtë send dhe ne jemi gati për aventurë”.
“Ne jemi kampion bote, ne kemi lojtarë të ndryshëm që janë në kulmin e formës së tyre. Po shikojmë përpara dhe do të fitojmë”, ka thënë ai.
Muller ia ka dhënë kreditet për ndryshimin e stilit të lojës se Gjermanisë, sidomos tetë vitet e fundit.
“Futbolli gjerman ka ndryshuar shumë që nga viti 2010”, ka shtuar sulmuesi i Bayern Munich. “Jo vetëm që patëm sukses më 2014 por edhe për mënyrën se si ne luajmë. Ne kemi dëshirë ta mbajmë topin. Nuk po them që nuk më pëlqen stili i vjetër i lojës gjermane, por personalisht kjo formë është më e mirë për të shënuar më shumë gola”.
“Ne jemi bërë një skuadër e cila e posedon topin, e cila luan më pasime të shkurta duke krijuar hapësira nga mesi i fushës dhe duke krijuar shumë shanse për shënim”, ka thënë Muller që mund të jetë kapiten i Gjermanisë në Rusia 2018. /GazetaExpress


