Muhaxheri i VV-së: Mbi të gjitha, uniteti i opozitës e jo reagimet në Facebook!

PUBLIKUAR

Arton Muhaxheri nga Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Pejë, me një postim në Facebook shprehu mendimin e tij se opozitës më shumë se kur i nevojitet uniteti në veprim.

“Pavarësisht se protesta u shty, për të cilën gjë nuk po jap vlerësim nëse është bërë mirë ose keq, ajo që unë e shoh të rëndësishme në këtë fazë është uniteti i opozitës për ta rrëzuar këtë pushtet autoritar. Përndryshe, një devijim eventual që mund të shpinte opozitën deri te ndarja, nuk do të na falet nga qytetaret. Aktivistëve, të të gjitha palëve, ju lutem të përmbahemi nga reagimet në Facebook të gjetjes së fajtorit se kush çka bëri, sepse nuk i ndihmojmë situatës”, ka thënë Muhaxheri.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...