Muharrem Svarqa i revoltuar ndaj Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar një gjendje kaotike në fshatin Tërrn të komunës së Ferizajt mëngjesin e sotëm. Sipas banorëve, prej se ky fshat goditet nga vërshimet niveli i ujit asnjëherë nuk ishte më i lartë siç është tani gati 1 metër.

Autoritetet komunale të cilat u angazhuan mbrëmë për hapje të kanaleve mbrëmë edhe sot premtuan gjithë ndihmën që u duhet këtyre banorëve. Ndërkaq sa i përket zgjidhjes përfundimtare të këtyre telasheve u premtua se gjatë verës do të merren masa të tjera mbrojtëse.
Si shumë herë kur ka reshje shiu fshati Tërrn i komunës së Ferizajt ka mbetur nën ujë nga reshjet e djeshme dhe të natës së mbrëmshme. Mëngjesin e sotëm një pjesë e shtëpive në hyrje të fshatit ishin të vërshuara nga uji ndërsa edhe rruga që lidh fshatin Bablak me Tërrnin ka qenë e paqarkullueshme për automjetetet e vogla, njofton Komuna e Ferizajit
Banorët thonë se nuk e mbajnë mend që uji të ketë arritur deri në 1 metër ndërsa kanë mbetur të izoluar.
“Vërtet është një gjendje e papërballueshme për ne sepse uji na e ka vështirsuar mjaft jetën. As ujë nga ujësjellsi nuk kemi sepse nuk kemi rrymë që nga mbrëmë prandaj kemi nevojë për ndihma e intervenime nga secili që ka mundësi” tha Nazmi Musliu banor i fshatit Tërrn.
Nga problemet e krijuara me vërshimet në fshatin Tërrn është angazhuar edhe policia lokale me disa patrullime dhe orientim të shoferëve nëpër rrugë alternative, pasiqë niveli i ujit në një pjesë të fshatit Tërrn është shumë i rritur dhe veturat mund të dëmtohen.
“Detyrë e jona është vëzhgimi dhe ne do të tregojmë një kujdes rreth nevojave që do të kenë banorët , nëse eventualisht do të ketë ndonjë telashe me sigurinë e tyre” pohon Toger Qazim Reka komandant i stacionit policor në Ferizaj.
Për të parë nga afër gjendjen e më vërshimet e fundit në fshatin Tërrn paraditen e sotme ishin edhe autoritetet komunale të Ferizajt. Kryetari i komunës Muharrem Sfarqa tha se gjendja është jashtëzakonshme, por që angazhimet e komunës do të jenë të vazhdueshme për evakuim të banorëve apo ofrim të ujit e ushqimeve të nevojshme.
“Vërtetë është një gjendje e jashtë zakonshme dhe ne me të gjitha mundësitë do të mundohemi t’u dalim në ndihmë këtyre banorëve me kapacitetet e ujit e të ushqimeve” deklaroi kryetari Sfarqa.
Kreu i komunës edhe më të këtë rast shprehur revoltën ndaj komunave fqinje Shtimes dhe Lipjanit të cilat nuk janë kujdesur që rrjedhat e lumenjëve të jenë më të pastruara, ndërsa pasojat po i vuan komuna e Ferizajt.
“Unë shpreh revoltën time ndaj këtyre dy komunave të cilat nuk janë treguar të përgjegjegjshme dhe të kujdesshme për pastrimin e lumenjëve dhe të rrjedhave të tyre dhe pasojat po i vujamë ne. Me këtë rast u bëj thirrje edhe organeve të nivelit qendror që të ofrojnë ndihmën e bashkëpunimin në vlerësimin e gjenjdes sepse komuna e Ferizajt si e vetme nuk mund të përballojë gjithë këtë problem me vërshimet. Ndërsa i siguroj banorët se shpejt do të formohet një komision për vlerësimin e dëmeve nga uji” nënvizoi kryetari Sfarqa, njofton Komuna e Ferizajit.
Komuna e Ferizajt verën e kaluar kishte intervenuar në hapjen e kanaleve por pasi një gjë e tillë nuk bë edhe nga komuna e Lipjanit efekti tani nuk është i dukshëm. Autoritetet komunale thonë se po shqyrtojnë mundësinë që gjatë kësaj vere të marrin masa të tjera rrethimi dhe përcaktimi të kufinjëve, pasi që pasojat e vërshimeve për 5 vjet më radhë po i vuajnë banorët e fshatit Tërrn i cili i takon komunës së Ferizajt.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...