Muhamed bin Abdulkerim al Isa thërret vendet myslimane ta njohin pavarësinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, ka ftuar shtetet myslimane që në afat sa më të shpejtë ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ai këtë thirrje e ka bërë nga Prishtina ku ka ardhur për të marrë pjesë në një konferencë shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Pas adresimit në konferencë, sekretari Muhamed bin Abdulkerim al Isa ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilin e siguroi se do të angazhihet për pavarësinë e Kosovës nga vendet islame, transmeton Zeri.

Në këtë takim, sekretari Muhamed bin Abdulkerim al Isa e ka ritheksuar se populli shqiptar është shembull për gjithë botën për praktikimin modern të fesë islame.

Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar sekretarin al Isa për vizitën në Kosovë dhe e ka ftuar që të angazhohet për promovimin dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...