Muaji korrik vjen me mot të nxehtë, vranësira dhe reshje shiu

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se kjo situatë vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës.

“Muaji qershor u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë  të mbeten prezent mbi gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjellura me reshje dhe shkarkime rrufesh”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe bëjmë apel që të respektohen këshillat e IHMK dhe të IKSHP. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i  perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...