“Mu kanë lodhë mashqit”, Kurti kujton çfarë i tha Haradinaj kur u prish VLAN-i

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albnin Kurti u është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për qeverisjen e tij, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se këto kritika vijnë si pasojë e nostalgjisë për Richard Grenell, i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

 

“Më lejoni të sqarojë se ku e ka hallin deputeti Haradinaj. Ai thotë gazi amerikan, pastaj pse s’po e ndërpreni dialogun e kështu me radhë. Jam i bindur që edhe kërkesat që të shkohet në mënyrë përfundimtare në Bruksel dhe të kthehemi në mënyrë demonstratave në Prishtinë  që është keqkuptim i madh vijnë nga një lloj nostalgjie për Grenellin. Kjo është thelbi”, deklaroi ai.

Më tutje ai tha se opozita po dëshiron ta shfaq atë si palë jo konstruktive në Bruksel.

“Kurti I e pati Grenell I, e Kurti II s’po ka Grenell II. Krejt këtu e keni hallin, që në Kurtin II s’po prodhohet një Grenell II, e ju po doni që unë të dalë palë jo konstruktive në Bruksel, të gjykohet Kosova ose të etiketohemi sikur anti-amerikan. Të prodhohet Grenell II kundër Kurti II”, ka thënë ai.

Ai ka kujtuar edhe momentin e takimeve me LDK-në dhe AAK-në në 2014 në kohën e marrëveshjes VLAN.

“Le të mos harrojmë që ne njihemi kaherë. Unë e mbajë mend mirë edhe bashkëpunimin tonë. Bashkëpunimi i parë ka qenë në kohën e VLAN-it. Ka qenë vjeshta e vitit 2014,. Në atë bashkëpunim në kuadër të VLAN-it, kolapsoi bashkëpunimi sepse deputeti Haradinaj dhe ish-kryetari i LDK-së po bënin gara se kush po shkonte me PDK-në edhe u prish VLAN-i. E mbajë mend mirë takimin me Haradinajn kur i kam thënë pse po shkon me PDK-në, pse po na e rrënon VLAN-in. Se harrojë kurrë përgjigjen e tij. Përgjigja e tij ishte ‘mu kanë lodhë mashqit’”, ka thënë ai.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...