MTI-ja kërkon nga furrtarët ta kthejnë çmimin e mëparshëm të bukës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ngacmohet një femër seksualisht në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht...

KBI Lipjan organizon manifestim me rastin e duasë së haxhinjëve, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan

Hapjen e manifestimit e bëri teologia Enisa Bekteshi- Bahtiri, ndërsa me një ligjëratë tematike...

Pronarë të furrave në Kosovë e shfrytëzuan mirë vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 10 për qind në produktet që vijnë nga Serbia duke shtrenjtuar çmimin e bukës nga 30 centë sa ishte deri më tash në 40 centë sa është bërë tani. Por kësaj ngritjeje nuk pritet t’i gëzohen edhe gjatë, pasi Inspektorati i Tregut, që vepron në kuadër të MTI-së, ka filluar me monitorimin e çmimeve në treg dhe shpreson në rikthimin e mëparshëm të çmimit të bukës

Vendosja e taksës prej 10 për qind në produktet që vijnë nga shteti serb dhe nga Bosnja ka shërbyer për pronarët e furrave të Kosovës të përfitojnë në biznesin e tyre duke ngritur çmimin e bukës.

Kjo ngritje nuk pritet të jetësohet edhe gjatë pasi kreu i MTI-së, Endrit Shala, po paralajmëron eliminimin e kësaj marrëveshjeje që ai preferon ta quajë “të fshehtë”.

Në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri”, ministri Shala ka mohuar pretendimet se ngritja e çmimit të bukës është bërë si pasojë e vendosjes së taksës.Sipas tij, nëse ngritja e çmimit do të bëhej në proporcion me vendosjen e taksës, atëherë çmimi i bukës do të duhej të rritej vetëm për 10 për qind nga 30 centë në 33 centë e jo në 40 centë siç është rritur aktualisht.

 

SHIKO MË SHUMË

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...