MSN, më të mirët që ka parë ndonjëherë Camp Nou

PUBLIKUAR

Treshja ofensive e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar, përbën sulmin më të mirë në histori të katalunasve – deklaron David Villa.

Golashënuesi më i mirë spanjoll e ka fituar La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, duke luajtur krahas Messit në ekipin e Pep Guardiolas në vitin 2011.

Po ashtu, duhet përmendur se pos Villas, superylli argjentinas ka luajtur në sulm edhe me lojtarë, si Thierry Henry dhe Samuel Eto’o.

Mirëpo, Villa thotë se partnerët aktualë – Messi, Suarez dhe Neymar, duhet të konsiderohen si më të mirët në historinë e Blaugranëve.

“Pa kurrfarë dyshimi, është treshja më e mirë në histori të Barcës. Padyshim më e mira”, citon Sport fjalët e Villas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...