MSh u bën thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Situata epidemiologjike, relativisht e qetë nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozë e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe imunitetit të plotë. Për më tepër, ata që ende nuk janë vaksinuar, nuk kanë arsye për të hezituar, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u vaksinuar shpejt, lehtë dhe me vaksina të sigurta”.

“Të dhënat e raportuara nga shumë shtete, tregojnë për rritje të ndjeshme të rasteve të COVID-19 këtyre ditëve gjithandej, sidomos në shtetet e rajonit. Prandaj, me qëllim të mbajtjes së situatës së qetë epidemiologjike në vendin tonë, ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimin e ngarkesës së sistemit tonë shëndetësor, në këtë kohë kur mund të shfaqen edhe raste të gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 pa asnjë hezitim”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...