MSH reagon ndaj një lajmi që u publikua në mediat serbe: Pretendime të paqëndrueshme dhe pa bazë

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj lajmit me titull “12 foshnje kanë vdekur në Kosovë! Nuk ka Oksigjen, Katastrofe humanitare në punë”, për të cilin thotë se është riproduktuar në media serbe.

MSH ka thënë se këto pretendime janë të paqëndrueshme dhe pa bazë, duke shtuar se nuk është refuzuar asnjë kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe.

“Njoftojmë opinionin publik se këto pretendime janë të pa qëndrueshme dhe pa bazë, sepse çdo kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet nga Komisioni i Donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme. Deri më tani asnjë kërkesë e tillë nuk është refuzuar.”

Në njoftim thuhet se përkundër mbylljes së përkohshme të pikave kufitare të gjitha produktet që importohen nga Serbia në përputhje me Ligjin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, kanë bërë përjashtim.

“Ministria e Shëndetësisë ka qenë dhe vijon të jetë e gatshme në çdo kohë për furnizim dhe çfarëdo mbështetje tjetër që mund të kërkohet nga Institucionet shëndetësore të shtrira në të gjithë vendin pa përjashtim. Deri më tani,  MSh nuk ka pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike nga asnjë institucion shëndetësore, siç pretendohet në artikullin e gazetës online “Banjaluka24.com”.”

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...