MSH miraton vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me vaksinën antiCOVID

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinimin me vaksinën kundër COVID-19 edhe për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, shkruan Express.

MSH ka treguar se kanë siguruar doza pediatrike të vaksinës antiCOVID, si donacion nga SHBA-të përmes COVAX-it, derisa kanë siguruar edhe materiale përcjellëse për vaksinim.

MSH ka rikujtuar se: Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë; Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë; Grupmosha 5-11 vjeç me dozen e pare dhe dozën e dytë.

Kujtojmë që ditët e fundit janë shënuar numër i madh i rasteve të reja me COVID-19. Vetëm sot u regjistruan afër 900 raste të reja.

 

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...