MSH-ja konfirmon se ish sekretari Ilir Tolaj ka bërë kërkesë për rikthim në punë

PUBLIKUAR

premtja e kësaj jave është dita e fundit referuar afateve ligjore për t’i dhënë përgjigje doktorit Ilir Tolaj, sa i përket rikthimit të tij ose jo në Ministrinë e Shëndetësisë.

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë është konfirmuar se ish-sekretari i MSH-së e ka parashtruar një kërkesë të tillë.

“Dr. Ilir Tolaj ka parashtruar kërkesë për rikthim në vendin e punës pas përfundimit të procesit gjyqësor. Ministria e Shëndetësisë, bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë, ka adresuar kërkesën në Departamentin e Menaxhimit të Zyrtarëve Publik (DMZP) në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për marrje të rekomandimit/opinionit ligjor lidhur me rastin”, thanë nga zyra e mediave e MSh-së.

Kujtojmë që Tolaj kishte qenë në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1 qershori 2006 deri më 10 mars 2008, dhe përsëri nga tetori 2010 deri më 12 janar 2012.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...