Mrekullia e 12-të nga Juventusi, është lider i ri në Itali (Video)

PUBLIKUAR

Kampioni aktual i Italisë, Juventus ka arritur të shënojë edhe fitoren e 12-të radhazi në Serie A.

Skuadra simpatike Chievo ka qenë ‘viktima’ e radhës e Juventusit që ka qenë e pamëshirshme ndaj vendasve duke e mposhtur me rezultat të thellë 0:4.

Sulmuesi Alvaro Morata ka qenë në ditën e tij më të mirë, duke shënuar dy gola në pjesën e parë.

Spanjolli shënoi fillimisht në minutën e gjashtë pas asistimit nga Lichtsteiner për epërsinë fillestare.

Golin e dytë Moarata e shënoi pesë minuta para fundit të pjesës së parë, ku kësaj radhe asistoi Sami Khedira.

Si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën ,‘Zonja e Vjetër’, shënoi dy gola për fitoren e 12-të radhazi në Serie A.

Mesfushori francez, Paul Pogba asistoi bukur për brazilianin Alex Sandro që shënoi për 0:3 në minutën e 61-të.

Ndërkohë në një fitore kaq të madhe të Juventusit nuk kishte se si të mungonte në listën e shënuesve edhe Paul Pogba, i cili realizoi në minutën e 67-të pas asistimit nga Paulo Dybala.

Pas kësaj fitore të thellë, Juventus tani është lider i ri në Serie A me 48 pikë të grumbulluara, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...