MPJ notë proteste BE-së, Gjuriq u kontrabandua në veri përmes autoambulancës

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) e ka konsideruar të papranueshme ardhjen e Marko Gjuriqit, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dhe e ka cilësuar si provokative sjelljen e tij në veri të Kosovës. Për këtë arsye MPJ i ka dërguar një notë proteste Bashkimit Europian.

“Hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët. Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në reagimin e MPJ.

MPJ bën të ditur se i ka nisur tashmë një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të papranueshme të Gjuriqit dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevante në Kosovë.

“Kjo përpjekje e tij, i cili u kontrabandua në Kosovë duke u maskuar në një autoambulancë, flet për qasjen dëshpëruese që ka vendosur ta ndjek në karrierën politike”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...