MPJ ka shpallur “non grata” gjeneralin serb Dikoviq

PUBLIKUAR

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ka takuar dje në Krushevc shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Gjeneralin Lubisha Dikoviq, por ky takim ishte planifikuar fillimisht të mbahet në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit që KFOR-i ka në korniza të Marrëveshjes së Kumanovës me ushtrinë serbe, por kësaj radhe takimi është mbajtur në Serbi.

Dikoviq është akuzuar nga një OJQ serbe “Fondi për të Drejtën Humanitare” si personi kryesor fajtor për shumë krime dhe masakra ndaj shqiptarëve dhe për operacionin e pastrimit të Kosovës nga kufomat e shqiptarëve që janë dërguar në Serbi. Raporti i organizatës FHP ka bërë bujë në Serbi, ndërsa presidenti serb Tomislav Nikoliq ka akuzuar këtë OJQ që po punon për interesa të huaja dhe jo vetëm që nuk e ka shkarkuar shefin e ushtrisë serbe, por e dekoruar gjeneralin Dikiq dhe ka kërcënuar prokurorin serb që “mos të gropon shumë kah e kaluara e Dikoviqit”.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Kosovës, siç mëson Telegrafi, ka qenë tej mase e irrituar se gjenerali Dikoviq ka qenë 5 herë në Kosovë gjatë 2014’es i ftuar nga KFOR-i dhe ka paralajmëruar trupat ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë se gjenerali Dikoviq nuk mund të hyjë më në territorin e Kosovës nën asnjë kusht dhe me asnjë ftesë, pos të prokurorisë për t’u përgjigjur për krime të luftës.

Kjo ka shkaktuar edhe ndryshimin e planeve të takimeve të rregullta të KFOR-it, duke ndryshuar vendin e takimit nga baza e KFOR-it në Kosovë, tani në Serbi.

Ky është edhe rasti i parë kur ndonjë zyrtar apo ushtarak serb shpallet “non-grata” nga Kosova. Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka komentuar ndaj kësaj çështje edhe përkundër kontaktimit të zyrtarëve për media të kësaj ministrie. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...