MPJ-ja i përgjigjet Zyrës së Gjuriqit: Ka muaj që jeni të njoftuar për ardhjen e karateistëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi Serbia ndaloi hyrjen e karateistëve nga Kosova që do të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë në Novi Sad.

Ministrisë së Punëve të Jashtme, përmes një komunikate për media, bën të ditur se Kosova ka njoftuar muaj më parë autoritetet serbe edhe pse u tha se karateistët kosovarë duhej të merrnin leje së paku 48 orë para hyrjes në Serbi.

Komunikata e plotë nga Ministria e Punëve të Jashtme:

“Akti i bllokimit të karateistëve të  Kombëtares së Republikës së Kosovës në kufirin serbo-kosovar në Merdare, të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të karatesë në Novi Sad është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë.

Veprimi i tillë i autoriteteve serbe është shkelje e rëndë e çdo  Konvente Ndërkombëtare,  përdhosje e çdo parimi dhe vlere europiane dhe dëshmi diametralisht e kundërt me qëllimin deklarativ për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi i kishte njoftuar disa muaj më parë autoritetet serbe në lidhje me këtë udhëtim të Kombëtares së Kosovës dhe asyetimet se ata nuk kanë qenë të njoftuar me kohë nuk është i qëndrueshëm.

Shtetësia  kosovare ekziston dhe është pranuar ndërkombëtarisht dhe Serbia duhet të jetë në dijeni se Federatat Botërore Sportive kanë rregulla të forta për shtetet që pengojnë pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitete të ndryshme sepse sporti i shërben paqes dhe pajtimit mes popujve.

Pak vite më parë, në rastin e Kampiones Botërore të Xhudo-s, Majlinda Kelmendit, pikërisht prej  këtyre rregullave, Rusia pranoi pasaportën, flamurin, himnin e Kosovës. Ne, do t’i kërkojmë organizmave sportive ta përjashtojnë Serbinë.”.

 

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...