MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Anulohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në BeH, megjithatë Kurti do t’i realizojë disa takime në Sarajevë

Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të...

Policia e Kosovës ka një apel për të gjithë këmbësorët

Policia e Kosovës përmes një postimi të bërë në faqen e tyre në facebook,...

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

Siç njofton kjo ministri, pesë nga ta janë liruar teksa pesë të tjerë ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb Dejan Jankoviq.

“Sipas informacioneve që posedojmë, Zëvëndësdrejtori Jankovic është dërguar në Rashkë dhe duke njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policor, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë”, thuhet në njoftim.

“Institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar por nga ato që posedojmë deri tash, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serb) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. 5 nga ta janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic”.

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe institucionet përkatëse njofton se  janë duke i përcjellur me vëmendje informatat e pranuara dhe të njëjtat janë duke u ndarë edhe me partnerët ndërkombëtar.

Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve të Serbisë për lirim të menjëhershëm të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të ndaluar pa asnjë arsyetim dhe në shenjë hakmarrje për Republikën e Kosovës.

“Ndërkaq, kërkojmë nga i gjithë faktori ndërkombëtar të dënohet fuqishëm kjo sjellje e Serbisë karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të tilla akte janë bërë vazhdimisht nga ky shtet për çka ritheksojmë se në burgjet e Serbisë tashmë ka shumë qytetarë që mbahen padrejtësisht për të njëjta motive ndaj vendit tonë”.

Ministria e Brendshme gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për shmangie të udhëtimit përmes Serbisë.

SHIKO MË SHUMË

Anulohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në BeH, megjithatë Kurti do t’i realizojë disa takime në Sarajevë

Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të...

Policia e Kosovës ka një apel për të gjithë këmbësorët

Policia e Kosovës përmes një postimi të bërë në faqen e tyre në facebook,...

Dyshohet se shiti barna të kontrabanduara, intervistohet një grua në Prishtinë

Një grua është intervistuar pasi dyshohet se ka shitur barna të futura në vend...