Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik është ndalur të martën nga autoritetet në Kosovë, ndërsa ditën e sotme është paraqitur në Doganën e Kosovës (ATK).
Pas disa orësh ndalim nga Policia dhe Dogana, reperi është intervistuar dhe është thirrur nga ATK për të sqaruar detaje lidhur me borxhin e tij ndaj shtetit dhe pasurinë që e ka sjellë në vend.
Edhe pse ky lajm bëri bujë të madhe, një detaj tjetër ishte tek ndjekësit.
E dashura e tij, Lotina Haziri, nuk ka reaguar (deri më tani) sa I përket kësaj situate.
Ajo ka vendosur që në Instagram të mos bëj asnjë reagim duke lenë që çdo gjë të kaloj në heshtje./Indeksonline/