Adri Rrogaqi feston ditëlindjen, bashkëshortja Iliriana Sadriu i bën dedikimin e veçantë

PUBLIKUAR

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Adri Rrogaqi, sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e tij.

Dita e veçantë nuk ka kaluar pa u shënuar nga urimet e njerëzve të dashur, e sidomos nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Iliriana Sadriu.

Në rrjetet sociale, Iliriana ka ndarë një urim të shkurtër, por mjaft domethënës për Adrin.

 Adri dhe IlirianaFoto: Instagram

“Jeta ime të paça gjithmonë, urime”, ka shkruar ajo.

Adri dhe Iliriana janë një ndër çiftet më të dashura të publikut, të cilët u bënë më të afërt gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK 2.

Përveç eksperiencës së përbashkët në reality shou, të dy janë të lidhur edhe nga pasioni i njëjtë për muzikën, duke e bërë historinë e tyre të dashurisë edhe më të veçantë.

Urimi i sotëm i Ilirianës është një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë dhe mbështetjes reciproke që ata kanë për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...