Moutinho me lajm të mirë për shqiptarët: E mundim Danimarkën

PUBLIKUAR

JOao Moutinho ka gëzuar pa masë tifozët shqiptarë me deklaratën e tij të fundit para ndeshjes me Danimarkën.

Ylli i Portugalisë ka treguar se Përfaqësuesja e tij është e interesuar të luaj për fitore në shtëpi ndaj danezëve.

Anëtari i skuadrës franceze Monaco, Moutinho, është i vetëdijshëm se Portugalisë i mjafton edhe një pikë, por ai ka kërkuar fitore.

“Duam të luajmë për të fituar, ashtu siç bëjmë në çdo ndeshje dhe ky takim nuk bën përjashtim. Duhet ta përgatisim sa më mirë këtë takim dhe të tregohemi superiorë ndaj një skuadre të fortë siç është Danimarka”.

“E dimë se do të na mjaftonte edhe një pikë por e ritheksoj, ne duam të fitojmë. Danimarka është një skuadër e mirë. Duhet të luftojmë për të treguar cilësi në fushë”, deklaroi Moutinho. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...